Lajme

“Vaksina Pfizer mbron deri në 90% ndaj variantit Omicron”

Varianti i ri i COVID-19, Omicron.

Vaksina anti-COVID e prodhuar nga kompania ‘Pfizer’ mund të mbrojë deri në 90 për qind të variantit më të ri të virusit, të quajtur Omicron, transmeton Shqip.com.

Kështu thotë infektologu kosovar, Murat Mehmeti, sipas të cilit ky është një lajm i mirë për qytetarët e Kosovës, marrë parasysh se një numër i madh i tyre janë vaksinuar me këtë lloj të vaksinës.

“Duket që vaksina e Pfizerit mbron edhe ndaj kësaj variante deri në 90%. Kështu që nuk kemi tjetër rrugë përveç se të vazhdojmë edhe më tutje që të mbahen masat të cilat dihen tanimë, dhe sigurisht masa kryesore apo vaksinimi në asnjë mënyrë nuk guxon të bie, përkundrazi edhe më shumë duhet që sa ma shumë të vaksinohet popullata”, ka thënë ai në “Desku” të KTV-së.  

“Shumë pak ka informata se si do të sillet ky virus në një të ardhme të afërt. Duke pasur parasysh faktin që vaksina Pfizer është efektive ndaj kësaj variante, unë shpresoj që edhe kjo variante nuk ishte dashur të sjellë telashe”, u shpreh më tej Mehmeti.

Ai ka shtuar se vaksinimi duhet të bëhet para një vale të re. Kjo sipas tij, sepse trupit i duhet të fitojë imunitetin e duhur. /Shqip.com