Lajme

Vajza që u lëndua nga rënia e kulmit të objektit të komunës së Prishtinës po i nënshtrohet një operacioni

Sot ka rënë kulmi i objektit të komunës së Prishtinës që ndodhet në lagjen “Arbëria”, ku lëndime ka pësuar një vajzë, e cila tashmë është duke iu nënshtruar një operacioni.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi për media në ShSKUK, Shpend Fazliu.

Ai tha se pas operacionit e reja do të transferohet në Mjekim Intensiv për trajtim të mëtutjeshëm.

“Ju konfirmojmë se aktualisht, pas CT-së së dytë kontrolluese, pacientja po i nënshtrohet një operacioni nga neurokirurgët në sallën emergjente. Pas operacionit pritet të transferohet në Mjekim Intensiv Qendror për trajtim të mëtejmë”, tha Fazliu.

/Shqip.com