Lajme Vajzës së Bulliqit i vazhdohet disa herë kontrata mbi vepër.

Vajza e Shpejtim Bulliqit punësohet në AKP/ Zhitia: Nuk ka ndikim Lëvizja Vetëvendosje në këtë punësim

Kryetari i Podujevës, Shpetim Bulliqi,

Egzonë Bulliqi, vajza e kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është punësuar në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

SHQIP.com ka kontaktuar me zëdhënësin e Komunës së Podujevës, Fatri Zhitia, i cili tha se Egzonë Bulliqi punon në AKP që nga viti 2019.

Ai tha se vajzës së asaj çdo herë i është vazhduar kontrata për gjashtë muaj.

Kjo kontratë është vetëm vazhdimësi e asaj prej 2019, është kontratë për shërbime të veçanta. Egzona veç e kryen detyrën në AKP zyrën rajonale si zyrtare për shërbime për likuidim dhe ka më shumë se tre vjet që e bën këtë punë. Është e njëjta, iu ka vazhdu edhe gjashtë muaj të tjerë”, tha ai.

I pyetur për ndikim partiak në këtë proces, ai tha se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Nuk ka ndikim partia në pushtet, pasi Egzona është punësuar që nga viti 2019 dhe Lëvizja Vetëvendosje është në pushtet që nga viti 2021”, ka shtuar ai.

SHQIP.com është munduar të kontaktojë edhe me Bulliqin, por ky i fundit ishte i paqasshëm.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti në muajin maj të vitit të kaluar ka thënë se qytetarëve u ka premtuar se do ta shuajnë Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe këtë do ta bëjë.

Para deputetëve ai ka theksuar se AKP do të shuhet, por fillimisht duhet shkarkohet bordi, pasi kanë vjedhur shumë.

“Që të shuhet APK-ja është e rëndësishme që të shkarkohet bordi, sepse kanë vjedhur shumë, por ne nuk i lejojmë të vjedhin më, kanë vjedhë me paga, kanë vjedh me privatizime. Janë paguar për të vjedhur, merreni me mend. Dy dekada të Kosovës së pasluftës janë dekada të tjetërsimit dhe deindustralizimit nëpërmjet privatizimit dhe kjo duhet të marrë fund“, ka thënë ai.

Sipas tij, bordi i ri i AKP-së do të ketë mision shuarjen e kësaj ndërmarrjeje./SHQIP.com