Vajza e Shkurte Fejzës tregon gjendjen e babait të saj pasi e aksidentoi makina
Publikuar:
(24.02.2024 21:30:18)
Vajza e Hajrush Behlulit, Gresa, ka dhënë detaje mbi gjendjen e babait të saj, i cili u godit nga një veturë në Prizren.
Ajo tha se babai i saj është mirë me shëndet, teksa ka falënderuar të gjithë stafin mjekësor që u angazhuan për tejkalimin e gjendjes.
“Fal Zotit të madh babi ka shpëtu dhe është mirë. Falënderojmë të gjithë stafin mjekësor të spitalit regjional të Prizrenit, mjekët, motrat, që nga porta e deri specialistët që u angazhuan për tejkalimin e kësaj gjendje”, shkroi ajo.
Tutje, Behluli bëri të ditur se babai i saj nuk është liruar nga spitali, ndërsa falënderoi të gjithë ata që u kujdesën për gjendjen shëndetësore të tij.
/Shqip.com