Lajme

Vajza e klasës së 11-të projekton pullën postare të festave të fundvitit në Ukrainë

Zyra e Postës së Ukrainës ka lëshuar pullën e re postare për festat e fundvitit e cila është e projektuar nga një vajzë e klasës së 11-të

Valeria Mykhailova ishte larguar nga vendi për shkak të luftës dhe ilustrimi i saj fitoi në një konkurs publik.

Ilustrimi, i quajtur “Të ndarë nga lufta” paraqet imazhin e një gruaje të ulur pranë një peme krishtlindjesh, duke parë fishekzjarrë dhe një burrë që strehohet pranë një muri duke rimbuskuar pushkën e tij.

Shefi ekzekutiv i shërbimit postar ukrainas, Igor Smelyansky, tha se thellësia e ilustrimit mund të kuptohet nga çdo kush.

“Gjithkush mund të kuptojë thellësinë e kësaj ideje, si dhe emocionet e vetë autores, qyteti i të cilës nuk është bombarduar për vetëm 46 ditë që nga fillimi i luftës”, tha Igor Smelyansky, raporton CNN.

Ai tutje tha se kjo gjë do të sjellë shpresë që viti 2023 të shënojë datën historike kur Ukraina do të fitojë.

/Shqip.com