Rozë Ndërkombëtar

Vajza e Johnny Depp tregon pse refuzoi të reagonte rreth gjyqit mes tij dhe Amber Heard

Gjatë gjyqit për shpifje mes aktorit Johnny Depp kundër Amber Heard, u fol shumë për marrëdhënien që aktorja kishte me fëmijët e Johnny.

Një nga ata fëmijë është tani një yll televizioni, Lily-Rose Depp.

Ajo nuk ka folur asnjëherë publikisht për gjyqin, por së fundmi ajo ka prekur këtë temë në një intervistë.

“Është diçka kaq private dhe kaq personale dhe befas bëhet jo dhe aq personale… Mendoj se kam të drejtën të kem kopshtin tim të fshehtë të mendimeve. Gjithashtu mendoj se unë nuk jam këtu për t’iu përgjigjur askujt dhe më duket se për një pjesë të madhe të karrierës sime, njerëzit kanë dashur vërtet të më përcaktojnë nga burrat në jetën time, qofshin këta anëtarë të familjes ose të dashurit e mi, çfarëdo qoftë. Unë dua të përflitem për gjërat që sjell, jo ngjarjet që më rrethojnë”, tha ajo.

Nga të gjitha pengesat e shumta që Lily-Rose Depp ka gjetur si aktore, ndoshta më sfiduesja është përballja me faktin se ajo është vajza e Johnny Depp.

Ajo është edhe vajza e Vanessa Paradis, një prej aktoreve më të rëndësishme të 30 viteve të fundit në atë vend.

/Shqip.com