Vajza e ish-futbollistit Michael Owen vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave angleze

Vajza e ish-futbollistit të mirënjohur anglez, Michael Owen, Gemma tash e disa muaj e ka fituar vëmendjen e mediave në Angli, shkruan Shqip.com.
Bukuroshja 19-vjeçare ishte në qendër të vëmendjes kur verës mori në një reality-shoë të quajtur “Love Island”.

Ky ishte një “show” ku djemtë dhe vajzat qëndrojnë të izoluar në një vilë në Mallorca dhe se ata duhet të gjejnë partnerin e tyre, qoftë në dashuri apo për miqësi.

Dalja e saj në këtë “show” nuk i pëlqeu aspak ish-futbollistit, i cili tha se ky ishte makthi më i madh për të në jetë.

Pas largimit nga kjo vilë, Gemma dhe partneri i saj që e fituan këtë shfaqje, ishin në lidhje deri në nëntorin e kaluar, shkak për të cilin ajo ishte shpesh në media.
Gemma tashmë i është përkushtuar biznesit dhe ka përgatitur koleksionin e saj të veshjeve, të cilin synon ta prezantojë publikisht më 16 janar.



/Shqip.com