Vajza e Bajram Rexhepit përlot në 4 vjetorin e vdekjes: Du me i kërku falje babës…

Vanesa Rexhepi, vajza e ish-kryeministri Bajram Rexhepi, ka kujtuar babain e saj në përvjetorin e 4-të të vdekjes.
Ajo me anë të një postimi në Facebook ka shkruar që nga vdekja e tij shumë çka ka ndryshuar për të.
“Në përvjetorin e tij të katërt ,spo du me e kajt ata…baben tim të shtrenjtë. Sa do që gjithçka ka ndryshua prej ikjes se tij në amshim, sado që une kom ndryshu, une sot po du me e gëzu jetën e babës tim se ai mua vetëm lumturi me ka dhënë. Po dua me e falënderu për gjithçka dhe me i kërku falje për gjithçka”, ka shkruar ajo.
Vanesa më tej, ka shkruar se është krenare dhe se e mban kokën lart se është rritur nga një njeri i mire si babi i saj.

“Te pata ty udhërrëfyesin tim. Drite e zemrës sime. Drite e bardhe ashtu qysh ishe e ashtu edhe kur ike”.
”
Nuk patë kurrë urrejtë në sytë e tij as para atyrë që se donin. Shkëmbe i fortë!!Njeriu me inteligjent që kam njohur ndonjëherë, i etur për dije”, ka shkruar më tej ajo.