Rozë Ndërkombëtar

Vajza e Alec Baldwin rrëfen se është përdhunuar si adoleshente

Irelanda dhe Alec Baldwin

Ireland Baldwin ka treguar se si u përdhunua derisa ishte ‘plotësisht pa ndjenja’ si adoleshente.

Modelja, 26 vjeçe, foli për herë të parë për përvojën e hidhur teksa reflektoi se si do të ishte të mbetesha shtatzënë pas sulmit.

Irlanda foli për përvojën traumatike në tik Tok të cilën ajo thotë se e mbajti ‘kryesisht për vete për vite’.

@irelandshmireland I’m here for you ♥️ #fyp #roevwade #womensrights ♬ original sound – Ireland

“Unë jam përdhunuar kur isha adoleshente. Kam humbur vetëdijen. Ajo ngjarje ndryshoi tërësisht rrjedhën e jetës sime. E mbajta atë sekret brenda për vite me radhë, gjë që shkaktoi dhimbje si për mua, ashtu edhe për njerëzit që dua”, ka treguar Ireland duke shtuar se të vërtetën ia kishte thënë vetëm infermieres dhe më pas u dha pas alkoolit.

“Dilja vazhdimisht. Isha në disa lidhje të dhunshme dashurie. Po bëja gjithçka që mundja që të mos mendoja më për atë që ndodhi”.

“Kur pashë shumë femra të guximshme që flisnin hapur për abortet, fillova të imagjinoja se si do të ishte jeta ime nëse atëherë do të kisha mbetur shtatzënë dhe do të më duhej ta rritja fëmijën. Kijeni parasysh që unë kam para dhe qasje në kujdesin shëndetësor, ndërsa shumë femra nuk e kanë këtë”, ka vazhduar modelja.

Më vonë, Ireland mbeti shtatzënë me një të dashur, i cili ia bëri të qartë se nuk donte fëmijë apo martesë.

“Vendosa të abortoj, sepse e di se si është të jetosh me prindër që e urrejnë njëri-tjetrin. E vendosa veten në radhë të parë dhe do ta bëja përsëri”, ka përfunduar ajo.

Sa për kujtesë, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ditë më parë hoqi të drejtën ligjore të grave për të kryer abort deri në javën e 15-të të shtatzënisë. Tani çdo shtet vendos individualisht nëse do të lejojë apo ndalojë abortin, gjë që ka hasur në kritikat e opinionit./SHQIP.com