Vajza e Adriana Matoshit me dedikim emocionues për nënën pas operacionit
Publikuar:
(01.12.2021 16:18:35)
“E ka kaluar dy herë kancerin. Cila është superfuqia jote?”.
Kështu ka shkruar Kaona vajza e aktores dhe deputetes, Adrina Matoshi, e cili sot gjatë ditës i është nënshtruar më sukses një operimi në kokë.
Pas operacionit ka reaguar edhe i dashuri i saj, Keith Owen Groeneveld, i cili në gjuhën shqipe ka falënderuar Zotin, derisa ka njoftuar se operacioni ka kaluar me sukses.
Faleminderit Zot. Operacioni ishte i suksesshëm”.
Ndryshe, gjatë ditës së hënë Matoshi njoftoi se i është rikthyer tumori pas nëntë vitesh.
Ndërsa të martën u organizua ecja në sheshet e Prishtinës në mbështetje të Adrianës nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te “Teatri Kombëtar”./SHQIP.com