Kulturë

“Vajtimi i Tokës” premierë në Festivalin HAPU- kushtuar efekteve klimatike

 Në kuadër të festivalit të artit në hapësirë publike “HAPU”, të enjten do të jepet premiera e veprës “Lament of the Earth” e kompozitores kosovare Donika Rudi.

“Lament of the Earth” është cikël i veprave audio-vizuale, kushtuar efekteve të ndryshimeve klimatike në Tokë, si dhe thirrje për ndërgjegjësim dhe kujdes ndaj planetit.

Sipas njoftimit vepra është ndërtuar duke u bazuar në grafikën “warming stripes”, apo shiritat e ngrohjes globale të cilat vizuelisht portretizojnë ndryshimin afatgjatë të temperaturës në Tokë.

Vepra përcillet me tinguj organikë, në qetësi dhe harmoni me tekst të autores Doruntina Basha, ndërkaq kulminacioni arrihet me tinguj të transformuar, të deformuar dhe vajtimin e tokës nga sopranoja Kaltrina Miftari.

“Lamnet of Earth” është mbështetur nga platforma IIN SITU, në kuadër të projektit (UN)COMMON SPACES, të bashkëfinancuar nga programi ‘Creative Europe’ i Bashkimit Evropian.

Vepra do ta ketë premierën nesër në Parkun e Qytetit duke filluar nga ora 21:00