Uzuni – startues, Broja e Hysaj në bankën rezervë
Publikuar:
(27.09.2022 19:35:13)

Është publikuar formacioni zyrtar i Kombëtares së Shqipërisë për ndeshjen ndaj Islandës – që fillon në ora 20:45 – në “Air Albania”.
Në këtë takim që i është i vlefshëm – për Ligën e Komebeve – nga minuta e parë ka startuar Myrto Uzuni.
Ai do të luaj në repartin e sulmit së bashku me Cikalleshin dhe Bajramin, teksa janë lënë Armando Broja dhe Elseid Hysaj.

Skuadra e udhëhequr nga Edoardo Reja – është në pozitën e fundit të Grupit – Liga B, me vetëm një pikë të grumbulluar.
Por, nëse triumfon sonte e kalon Islandën që ka tre pikë – teksa lider mbetet Izraeli – me tetë pikë.
Nëse – Shqipëria pëson humbje ose barazim – atëherë zbret në Ligën C – ku aktualisht është Përfaqësuesja e Kosovës./Shqip.com
