Sport Ndërkombëtar

Uzuni lë pas Lewandowskin

Myrto Uzuni është sulmuesi më në formë i Kombëtares shqiptare. Beratasi këtë sezon ka shënuar 20 gola në La Liga 2 në Spanjë me Granadan, duke qenë golashënuesi më i mirë i ligës.

Me një mesatare 0.63 gola për ndeshje, Uzuni është emri që po qarkullon tanimë në mediat evropiane për shkak të formës së tij të shkëlqyer. Në bazë të golave dhe mesatares për ndeshje, 27-vjeçari shqiptar lë pas emra si Lewandowski apo Fullkrug, duke qenë në mes të gjashtë sulmuesve më produktiv në Evropë.

Vendin e parë e mban Erling Haaland me mesatare 1.04 gola për ndeshje, ndërsa pas tij Osimhen dhe Mbappe. Në vendin e katërt Uzuni, që me Granadan këtë sezon duket se ka bërë shumë fansa me paraqitjen e tij.

Erling Braut Haaland

Sulmuesit me performancën më të mirë:
Haaland (Manchester City) 1.04 gola për ndeshje
Osimhen (Napoli) 0.73 gola për ndeshje
Mbappe (PSG) 0.7 gola për ndeshje
Uzuni (Granada) 0.63 gola për ndeshje
Lewandowski (Barcelona) 0.6 gola për ndeshje
Fullkrug (Werder Bremen) 0.6 gola për ndeshje

/Shqip.com