Sport Ndërkombëtar

Uzuni bën gati shampanjën

Myrto Uzuni ka bërë gati “shampanjën” për të festuar rikthimin në La Liga. Skuadra e Granadas arriti të triumfonte ditën e sotme me rezultatin 1-3 kundër Mirandes, kur ka mbetur edhe një ndeshje nga fundi i kampionatit, skuadra e sulmuesit shqiptar do të duhet të presë që suksesi të vuloset edhe matematikisht.

Në ndeshjen e fundit të kampionatit pret në shtëpi Leganes që ndodhet në vendin e 14-të në kampionat dhe pa asnjë objektiv. Granadas i mjafton edhe barazimi në këtë takim për të kaluar në La Liga.  

Do të duhet një kombinim i çmendur që Uzuni të mbetet jashtë La Ligas për sezonin e ardhshëm. Si fillim Granada duhet të humbasë ndaj Leganes, ndërsa Alavesh të mposhtë në udhëtim Las Palmasin e vendit të dytë, si dhe Levante të triumfojë ndaj Real Oviedos. Vetëm ky kombinim e zbret në vend të tretë Granadan në javën e fundit. 

/Shqip.com