Kulturë Kino

“Uta- ngjitja për Kosovën”, dokumentari që përshkruan rrugëtimin e alpinistes kosovare

Alpinistes nga Kosova, do t’i kushtohet një dokumentar.

Uta Ibrahimi, është alpinistja më e suksesshme në Evropë, e së fundmi, do të realizohet një dokumentar që përshkruan rrugëtimin e saj.

Kjo është bërë e ditur nga një postim që Uta ka ndarë në Facebook.

Ibrahimi, është alpinistja e parë nga Kosova që arriti të ngjitej në malin Everest.

“Për ne si regjisorë, historia e Utës kalon aventurën dhe sportin. Jo vetëm pse Uta vjen nga Kosova dhe u rrit gjatë një konflikti të ashpër etnik, por edhe sepse, si grua nga Kosova, asaj i është dashur të luftojë për sponsorizim dhe njohje gjatë gjithë jetës së saj.”, thuhet në njoftimin e regjisorëve.

Uta tani ka ngjitur gjashtë nga 14 majat e botës 8000 metra, mirëpo ky dokumentar përshkruan ngjitjen e saj në Everest.

“Ky film i shkurtër, prodhuar nga Vest Media në shoqërim me Fondacionin Utalaya, ka të bëjë me ngjitjen e saj në Everest, atë që e vendosi në hartën brenda dhe jashtë vendit”, thuhet tutje në njoftim.

Dokumentari është realizuar duke përdorur pamjet e xhiruara me Utën, familjen dhe miqtë e saj në Kosovë.