Sport Ndërkombëtar

Usyk: Është detyra ime të mbrojë atdheun

Kampioni i botës në boks, Oleksandr Usyk është rikthyer në Ukrainë për ta mbrojtur vendin e tij nga pushtimi rus.

Ukrainasi ka thënë se rikthimi në Ukrainë pas fillimit të luftës ishte detyrë për të.

“Është obligim i imi të luftoj, të mbroj shtëpinë ime, të mbroj familjen time. Duhet ta bëj këtë”, ka thënë ai.

Ai insiston se sporti është gjëja e fundit që po e mendon për momentin pasi është i vendosur, nëse është nevoja, ta japë edhe jetën për atdheun e tij.

Usyk po ashtu ka insistuar se ai nuk është i frikësuar pavarësisht situatës.

“Shpirti im i takon Zotit, dhe trupi im e nderi im i takon shtetit tim, familjes sime. Nuk kam frikë. Absolutisht nuk kam frikë”.

35-vjeçar së fundi u paraqit në ring të boksit në shtator ku e mposhti me vendim unanim Anthony Joshuan, duke fituar titujt WBA, WBO, IBF dhe IBO në peshën e rëndë./Shqip.com