Lajme

Ushtronte dhunë psikike ndaj bashkëshortes, policia arreston 32-vjeçarin

Ilustrim.

Një burrë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij në Shtime.

Policia njofton se rasti ka ndodhur më datë 20.03.2022 rreth orës 11:00.

“Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dha ka arrestuar personin me inicialet L.V (M.K) i moshës 32 vjeçar , i cili në vazhdimësi i kishte shkaktuar dhunë psikike bashkëshortes së tij me inicialet  A.V (F/K) e moshës 27 vjeçare. Në lidhje me këtë është njoftuar Qendra për Punë Sociale dhe Mbrojtësi i Viktimave”, thuhet në komunikatë.

Ilustrim

Policia, të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore tê Ferizajt  është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore./Shqip.com