Rozë

Ushtroi dhunë ndaj gruas së tij, Gjykata merr vendimin për Vali Corleone

Vali Corleone

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit, prej 30-ditësh për “dhunë në familje”, ndaj Vali Corleones.

Sipas njoftimit të Gjykatës, ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij kur ishte nën ndikimin e substancave narkotike.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri gjatë muajit mars, në kohë të papërcaktuar, në shtëpinë e përbashkët familjare, ka ushtruar dhunë psikike, fizike dhe ekonomike ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, A. C., ashtu që nën ndikimin e substancave narkotike, e humb kontrollin dhe të dëmtuarën e godet me shuplakë, gjithashtu vazhdimisht i bërtet me tonë të lartë të zërit, ku tek e dëmtuara shkakton trauma dhe ka cenuar rëndë dinjitetin e të dëmtuarës, duke shkaktuar frikë, ankth, pasiguri dhe shqetësim permanent emocional”, thuhet në njoftim.

Më këtë veprime dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

/Shqip.com