Lajme

Ushtroi dhunë ndaj babit dhe familjarëve, i dyshuari dërgohet në Psikiatri

Klinika e Psikiatrisë

Policia ka arrestuar një person në Prishtinë pasi ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë psikike ndaj babait të tij dhe familjarëve të tjerë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë psikike ndaj  babait të tij viktimës mashkull kosovar dhe familjarëve të tjerë”, thuhet në raport.

Sipas policisë, i njëjti dyshohet se është përdorues i substancave narkotike.

I dyshuari është dërguar në trajtim mjekësor në kliniken e psikiatrisë./Shqip.com