Lajme

Ushtroi dhunë fizike ndaj gruas dhe fëmijëve, arrestohet një person në Istog

Ilustrim
Foto ilustruese

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi ushtroi dhunë fizikë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.

Sipas raportit të policisë, viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raport.

Sipas raportit, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

/Shqip.com