Lajme

Ushtria ukrainase thotë se po kryen kundërsulme në Soledar

Ushtria ukrainase tha të enjten se po kryente kundërsulme në Soledar, qyteti lindor që ka qenë objekt i bombardimeve intensive ruse.

“Pas disa ditësh tërheqjeje, ne kemi bërë edhe një përparim të vogël.Stacioni hekurudhor është i yni. Miniera është e jona. Ne presim mbështetje. Soledar është Ukraina.” tha Brigada e 46-të Ajrore e Ukrainës.

Në anën tjetër, Rusia po përpiqet të rrethojë Bakhmutin e afërt duke përdorur kontraktorët privatë të Ëagner dhe personelin e rregullt ushtarak”, tha Hanna Maliar, zëvendësministrja e mbrojtjes e Ukrainës.

Pse Soledar është i rëndësishëm për Rusinë:

Qyteti Soledar, i vendosur në Donetsk në Ukrainën lindore, ka qenë një objektiv i forcave ruse që nga maji i kaluar.

Me një popullsi prej rreth 10,000 banorësh të paraluftës, ajo ka pak vlerë strategjike në vetvete, por është një pikë kalimi në zvarritjen e rusëve drejt perëndimit. Moska ka luftuar për muaj të tërë për të sulmuar Bakhmutin nga lindja. Nëse do të kapte Soledarin, forcat ruse të paktën do të ishin në gjendje t’i afroheshin qytetit nga një rrugë tjetër, raporton CNN.

/Shqip.com