Ushtria ruse qëlloi në shkollën ku fshiheshin 200 persona

Ushtria ruse ka qëlluar mbi një shkollë në Severodonetsk, në rajonin Luhansk të Ukrainës lindore.
Në objektin e shkollës, fshiheshin më shumë se 200 njerëz, e shumë prej tyre fëmijë.
Kështu bëri të ditur kreu i administratës shtetërore rajonale, Serhiy Haidai, ai tha se tre të rritur vdiqën dhe policia po përpiqet t’i zhvendosë njerëzit në një strehë tjetër, shkruan BBC.
Tutje, Haidai tregoj se rreth 11,000 shtëpi, nga të cilat pothuajse 3,000 ishin ndërtesa të larta, janë “shkatërruar pjesërisht ose plotësisht” në Luhansk.
Ukraina ndodhet në ditën e 86-të të luftës, ndërkaq bombardimet ruse vazhdojnë ende edhe në zonat e banuara.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vazhdimisht bënë thirrje ndaj vendeve të përëndimit që të sanksionojnë Rusinë, e që shumica edhe e kanë bërë.
Po ashtu, senati amerikan ka miratuar një projekt ligj të ri prej 40 miliardë dollarësh të ofruar ndihmë ushtarake dhe humanitare për Ukrainën – paketa më e madhe e mbështetjes që nga pushtimi i Rusisë.