Lajme Botë

Ushtria kineze rrethon Tajvanin në ditën e parë të stërvitjes ushtarake tre ditore

Flota kineze

Ushtria kineze rrethoi Tajvanin nga katër drejtime të shtunën në mëngjes gjatë ditës së parë të një stërvitje ushtarake tre-ditore, në përgjigje të dukshme ndaj vizitës së presidentit tajvanez Tsai Ing-wen në SHBA.

Sipas Komandës së Teatrit Lindor të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze (PLA), ata filluan stërvitjet duke rrethuar Tajvanin nga katër drejtime me patrulla gatishmërie luftarake dhe stërvitje të përbashkëta, të cilat janë planifikuar të zgjasin deri të shtunën.

“Ky është një paralajmërim i ashpër për forcat secesioniste të ‘pavarësisë së Tajvanit’ dhe marrëveshjet e tyre të fshehta me forcat e jashtme, dhe një lëvizje e nevojshme për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial,” tha e përditshmja, duke cituar një deklaratë nga zëdhënësi i Komandës së Teatrit Lindor të PLA, koloneli i lartë Shi Yi.

Zhvillimi i fundit erdhi pasi Tsai Ing-wen u kthye në shtëpi të premten nga një udhëtim 10-ditor në Amerikën Qendrore dhe SHBA, ku u takua me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Kevin McCarthy në Kaliforni dhe mori një çmim për udhëheqjen globale nga një institut në Nju Jork.

Më herët të premten, Kina sanksionoi dy institucione amerikane, duke përfshirë Institutin Hudson, i cili i dha çmimin udhëheqësit tajvanez, dhe Fondacionin dhe Institutin Presidencial Ronald Reagan, ku ajo u takua me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, shkruan Anadolu.

Pekini tha se dy institucioneve amerikane “u ndalohet të kenë çdo shkëmbim, bashkëpunim dhe aktivitete të tjera me çdo individ, universitet apo institucion në territorin e Pekinit, duke përfshirë Hong Kongun dhe Macau”.

/Shqip.com