Lajme Botë

Ushtria futet dhe e arreston brenda gjykatës ish-kryeministrin pakistanez, Imran Khan

Imran Khan / Foto: Reuters

Imran Khan, ish-kryeministri i Pakistanit, është arrestuar nga ushtria teksa doli në gjykatë në Islamabad për t’u përballur me akuzat në një rast korrupsioni.

Fawad Chaudhry, një zyrtar i lartë i partisë së Khanit, tha se 72-vjeçari u arrestua të martën në ambientet e gjykatës nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Përgjegjshmërisë, organi anti-korrupsion i vendit.

Një dëshmitar i Reuters tha se menjëherë pasi Khan hyri nga porta e gjykatës së lartë të Islamabadit, kontingjentet e forcave paraushtarake dhe transportuesit e personelit të blinduar hynë pas tij.

“Porta ishte bllokuar nga automjetet e blinduara dhe Khan u largua nën siguri të rreptë” ka thënë dëshmitari.

Khan u rrëzua nga posti i kryeministrit në një votë mosbesimi në prill të vitit të kaluar.

Ai ka pretenduar se rrëzimi i tij ishte i paligjshëm dhe një komplot perëndimor dhe ka bërë fushatë kundër qeverisë së pasardhësit të tij, Shehbaz Sharif, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme.

/Shqip.com