Lajme

Ushtarët rusë dorëzohen tek ukrainasit

Shumë ushtarë rusë të mobilizuar, që me urdhër të Vladimir Putinit u dërguan në luftë në Ukrainë, po dorëzohen të ushtria ukrainase.

E disa prej tyre tashmë kanë kërkuar ndihmë nga ukrainasit që të mos i dorëzojnë tek autoritetet ruse, pasi i pret burgu apo vdekja, transmetojnë mediat e huaja.  

Në anën tjetër, kur u pyeten nga ukrainasit se pse rusët kishin vendosur t’ua ndalojnë civilëve ukrainas të flasin në gjuhën e tyre, ata thanë se nuk kishin besuar që Putini do të shkojë kaq larg.

“Mendon se Putini ka bërë mirë kur tentoi t’ua ndalojë ukrainasve të flasin gjuhën e tyre amtare. Ushtarët e juaj këmbëngulnin që ukrainasit të flasin gjuhën ruse”, dëgjohet një epror ukrainas duke i pyetur ushtarët rusë.

“Nuk besuam se do të shkojë kaq larg Putini”, ishte përgjigja e njërit prej ushtarëve rus që ishte dorëzuar tek ukrainasit.

/Shqip.com