Lajme

Ushtarët e FSK-së aftësohen në artet marciale

Ushtarët e FSK-së aftësohen në artet marciale
Ushtarët e FSK-së aftësohen në artet marciale

Ministria e Mbrojtjes dhe ajo Kulturës, si dhe Federata Federatës së Xhudos, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi kur artet marciale do të jenë pjesë e ushtrimeve dhe përgatitjeve të FSK-së.

Ushtarët e Kosovës do të përgatiten nga xhudistët dhe xhudistët e Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se ushtarët tanë do të kenë mundësi të aftësohen edhe në artet marciale si metodë e vetëmbrojtjes.

Ky koncept që është në linjë me programin ‘’Kosova, shtet i xhudos’’ do të filloj së zbatuari gjatë këtij viti si pjesë e trajnimeve formale të nivelit bazik, ndërsa ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të FSK-së, ashtu që në kuadër të investimit në arsimimin dhe trajnimin e ushtarëve në fushën operacionale, përmes angazhimit të xhudistëve tashmë të mirënjohur ndërkombëtarisht, të aftësojmë ushtarakët tanë edhe në aplikimin e arteve marciale, si metodë për vetëmbrojtje, neutralizim të kundërshtarit, por dhe nxitje të shpirtit garues ndërmjet ushtarëve, pasi programi është ambicioz, me synimin që Forca e Sigurisë së Kosovës të marr pjesë në garat botërore multidisiplinare të Këshillit Ndërkombëtar të Sporteve Ushtarake”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Përmes këtij programi, përveç investimit në përgatitjen e oficerëve dhe ushtarëve, po vlerësohet edhe profesionalizmi i xhudistëve, duke i angazhuar në institucionet e sigurisë.

/Shqip.com