Lajme

Ushtarakët tregojnë format se si mund të funksionojë xhandarmëria e Kosovës

Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Përveç Policisë e Ushtrisë, njohës të çështjeve të sigurisë, janë të mendimit se duhet të krijohet edhe xhandarmëria. Megjithëse e konsiderojnë të nevojshme dhe përmendin formate se si do të mund të kishte vepruar pa rënë ndesh me mandatin e KFOR-it, ata theksojnë se qeveria, aktualisht do të duhej të kujdesej për ngritjen e kapaciteteve në ushtri e polici.

Ndërmjet Policisë e Ushtrisë, Kosova do të duhej të kishte edhe një formacion ushtarak.

E ballafaquar shpeshherë me situata kur është kërcënuar siguria publike, në veçanti në veri të vendit, ku nuk operon  Forca e Sigurisë së Kosovë, një tjetër uniformë do të mund të ishte në vend të tyre.

Bëhet fjalë xhandarmërinë, që për ushtarak, krijimi si formacion është i pashmangshëm.

Të paktën kështu thotë Afrim Veseli, që megjithatë rikujton se qeveria, aktualisht duhet të ketë fokusin diku tjetër.

“Është vlerësuar edhe më herët që Kosova ka nevojë për formimin e një njësie të re, paraushtarake, xhandarmërisë. Në situatën aktuale që jemi fokusi kryesor I qeverisë, numër 1 duhet të jetë formimi i kapaciteteve të FSK-së dhe Policisë së Kosovës, e kam fjalën të pagat e tyre dhe mjetet material-teknike. Formimi I një njësie të re, merr kohë, koha tash është e limituar po sfidohemi në aspektine sigurisë, e krijimi i saj në një fazë të movnshme do të jetë i mirë e i nevojshëm”, ka deklaruar Afrim Veseli – Ish Ushtarak.

Përderisa Veseli është i mendimin se as KFOR-i nuk mund të ketë kundërshtime për krijimin e xhandarmërisë, eksperti i çështjeve të sigurisë Drizan Shala, përmend shembuj të veprimtarive të këtyre formacioneve nëpër botë, dhe përmend si mundësinë që e njejta të jetë pjesë e MPB-së, për të mos rënë ndesh me mandatin e KFOR-it.

“Duhet të kemi një xhandarmëri, ose gardë civile sic e ka Spanja sepse kryesisht xhandarmëritë janë të ndara në tri pocizione të caktuara, patrullimi dhe integriteti territorial, mbrojtja e perosnave elitë me rëndësi të vecantë, dhe mbrojtja e aseteve shtetërore, apo vitale të Republikës. Në anën tjetër xhandarmërritë mund të ndahen në kuadër të MM dhe MPB-së, apo një kombinim të dy komandave”, ka thënë Drizan Shala – Ekspert i Sigurisë, raporton Dukagjini.

Përderisa nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk kanë kthyer përgjigje në pyetjet për këtë temë, se nuk është duke u punuar në këtë drejtim e kanë thënë jozyrtarisht zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtes.

Përndryshe Algjeria, Holanda dhe Polonia janë shtetet që kanë xhandarmërinë nën autoritetin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Argjentina, Rumania, Turqia dhe Ukraina funksionojnë me xhandarmëri nën koamndën e Ministrisë së Mbrendshme.

Kili, Franca, Italia, Portugalia dhe Spanja janë shtete që xhandarmërinë e tyre kanë nën komandë të përbashkët të dyja ministritë e sigurisë.

/Shqip.com