Sport Ndërkombëtar

Useini vazhdon me Prishtinën

Te Prishtina kanë ndodhur disa ndryshime dhe pritet të ndodhin edhe të tjera, por mbrojtësi Muhamed Useini nuk ka dashur të ndryshojë skuadër dhe ai do të jetë pjesë e Prishtinës edhe për edicionin e ri. Klubi bardhekaltër ka njoftuar të martën se Useini e ka vazhduar bashkëpunimin edhe për edicionin 2023/24.

Useini iu bashkua Prishtinës verën e shkuar nga Gjilani dhe në edicionin e fundit, e fitoi Kupën e Kosovës me ekipin kryeqytetas.

Në 38 ndeshje të luajtura për Prishtinën në të gjitha garat, Useini ka shënuar 3 gola dhe ka bërë një asistim.

Ai është shprehur i lumtur që do të jetë pjesë e Prishtinës edhe për edicionin e ri, duke shtuar se është i bindur se do të fitojë edhe trofe të tjerë me fanellën bardhekaltër.

/Shqip.com