Sport Ndërkombëtar

US Open me shifër rekord të shpërblimeve

2PAT8X2 March 11, 2023 Carlos Alcaraz of Spain returns a shot against Thanasi Kokkinakis of Australia during the 2023 BNP Paribas Open at Indian Wells Tennis Garden in Indian Wells, California. Mandatory Photo Credit: Charles Baus/CSM

Më 28 gusht, në Nju Jork do të nisë turneu Grand Slam i US Open në tenis, turneu i fundit i madh i këtij viti (deri më 10 shtator).

Organizatorët e këtij turneu kanë bërë me dije se për këtë edicion do të jepet shifra rekord e 65 milionë dollarëve.

Secili nga turnet kualifikuese ka një rritje në çmim krahasuar me vitin paraprak.

Kështu, tenistët fitues të këtij turneu do të marrin nga 3 milionë dollarë secili, ndërsa finalistët nga 1.5 milion dollarë. Gjysmëfinalistët do të arkëtojnë nga 775 mijë dollarë, ndërsa ata që shkojnë deri në çerekfinale do të fitojnë 455 mijë dollarë.

Kjo është hera e parë në histori që ky turne arrin këtë shifër për shpërblimin e tenistëve, duke mbetur Grand Slam më i mirë ekonomikisht.

Në të dyja kategoritë pritet një betejë e fortë për fitimin e turneut dhe parave, teksa edhe gara për “numrin 1” në botë është e hapur.

/Shqip.com