Sport Ndërkombëtar

Uruguai fiton ndaj Ganës, por nuk i mjafton të kalojë tutje, vendosi numri i golave të shënuara

Uruguai ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Ganës në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve, duke mos i mjaftuar për të kaluar tutje, pasi Koreja e Veriut që kishte pikë të njëjtë me ta, kishe shënuar më shumë gola.  

Ndeshja nisi më mirë për Ganën, që fitoi penallti në minutën e 16-të, kur Mohammed Kudus, u rrëzua në zonë.

Pas rishikimit në VAR, gjyqtari akordoi penallti, ndërsa nga pika e bardhë përgjegjësin për të gjuajtur e mori Andre Ayew, por goditja e tij u prit nga Sergio Rochet.

Uruguai u këndell vetëm pas penalltisë, ku filloi të krijojë raste, duke rrezikuar fillimisht me Darwin Nunez.

Në minutën e 26-të erdhi goli, ku Luis Suarez gjuajti, portieri priti, ndërsa nga topi i kthyer shënoi Giorgian de Arrascaeta  me kokë nga afër.

Pas gjashtë minutash sërish Suarez dhe De Arrascaeta në aksion, me sulmuesin që asistoi te anësori, që shënoi gol të bukur për 2-0.

Edhe në pjesën e dytë uruguaianët kishin më shumë raste, ku edhe kërkuan penallti në minutën e 58-të, por gjyqtari nuk e gjykoi.

Facundo Pellestri tentoi në minutën e 65-të, por gjuajtja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.

Gana kishte rast vetëm në minutën e 80-të, me Antoine Semenyo, por nuk arriti të shënonte.

Në kohën shtesë Edinson Cavani u rrëzuan në zonë dhe kërkoi penallti, por sërish gjyqtari nuk mendoi ashtu.

Edhe në minutat e mbetur Uruguai tentoi me çdo kusht të arrijë fitoren, por nuk ia arriti, duke u eliminuar në grupe.

Portugalia kaloi tutje si lider me 6 pikë, Koreja e Jugut e dyta me katër pikë, aq sa kishte edhe Uruguai, por gola të shënuar më pak. E fundit mbeti Gana me tri pikë.

/Shqip.com