Sport Ndërkombëtar

Uruguai dhe Ekuadori në Katar 2022

Uruguai në festën e mbrëmshme ndaj Perusë

Edhe dy skuadra të tjera nga Amerika jugore i bashkohen 17 skuadrave që do të konkurrojnë për titullin kampion i botës.

Uruguai dhe Ekuadori arritën kualifikimin të premten në kudadër të kualifikimeve për Katar 2022.

‘La Celeste’ mposhtën Perunë në shtëpi me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm të mbrëmjes në “Estadio Centario” të kryeqytetit Montevideo, e shënoi Giorgian De Arrascaeta.

27 vjeçari që aktivizohet tek Flamengo ishte në vendin e duhur kur një top i kthyer erdhi drejt tij, për ta dërguar në rrjetë nga afërsia në minutën e 42-të.

Nga ana tjetër, kjo fitore e Uruguait i hapi udhë edhe Ekuadorit që pësoi nga Paraguai 3:1.

Megjithatë, humbja e peruanëve iu garanton atyre vendin e top katërshes që marrin biletë direkte për në Katar.

Për Uruguain, që është kampion i dyfishtë i kompeticionit, kjo është hera e 14-të që merr pjesë, ndërsa për Ekuadorin vetëm hera e katërt. /Shqip.com