Sport Ndërkombëtar

Uruguai afër marrëveshjes me trajnerin e njohur

Marcelo Bielsa

Kombëtarja e Uruguait është shumë pranë marrëveshjes me trajnerin e njohur, Marcelo Bielsa.

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano shkruan se trajneri argjentinas ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Uruguait.

67-vjeçari së fundmi ishte në Premier League te skuadra e Leeds United. Ku shkroi histori duke u inkuadrua në Premier pas një kohe të gjatë.

Bielsa i njeh shumë mirë kombëtaret, pasi në të kaluarën ka qenë trajner te dy shtete: Argjentina dhe Kili.

Te Kombëtarja e Uruguait trajner ishte Diego Alonso, por gjatë muajit shkurt të këtij viti ai u shkarkua nga posti.

/Shqip.com