Lajme

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Shqipëri. Ajo po pritet me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama në aeroportin “Nënë Tereza”.

Më herët presidentja e KE-së ka vizituar Kosovën.Gjatë takimit të saj me presidentet Osmani, Leyen ka garantuar mbështetjen e Bashkimit Eurupian për zbutjen e krizës energjitike në Kosovë.

Po ashtu ajo ka treguar angazhimin e saj për liberalizimin e vizave me Kosovën. Von der Leyen do ta vazhdojë turneun në Bosnjë e Hercegovinë më 28 tetor dhe më pas në Serbi.

Këtë turne nëpër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, presidentja e Komisionit Europian do ta përmbyllë me vizitë në Mal të Zi, të shtunën, më 29 tetor.

/Shqip.com