Lajme Botë

Ursula von der Leyen: Europa duhet të përgatitet për luftë me Rusinë! Putin s’do ndalet!

“Evropa duhet të përgatitet për luftë”. Konkluzioni dramatik pritet të bëhet publik gjatë takimit të Samitit të Këshillit Europian të BE-së i cili mbahet në datat 21 dhe 22 mars.

Ditët e fundit një sërë liderësh europian, duke nisur nga Përfaqesuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell kanë folur në Bruksel për një kërcënim real të fillimit të luftës.

Në draft-konkluzionin e parë nga Politico, kërkohet që Këshilli Europian i BE-së të ketë një anagazhim të thelluar me Komisionin Europian së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, duke qëndruar në gatishmëri ndaj krizave dhe rreziqeve në të ardhmen e afërt.

Për shefen e Komisionit Europian, çdo gjë është e qartë, ambicia e Putinit nuk do të ndalet në Ukrainë.

“Është e qartë se nuk ka më vend për iluzione. Bota është bërë më e rrezikshme dhe Bashkimi Europian duhet të zgjohet. Ne e dimë se ambiciet e Vladimir Putin nuk ndalen në Ukrainë”, tha Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian.

Ndërsa presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel kishte paralajmëruar se, “nëse duam paqe, duhet të përgatitemi për luftë”.

Në takimin në Bruksel, Këshilli Europian do të marrë në shqyrtim paketën e re të zgjerimit për Ukrainën dhe Moldavinë.

Për hapjen e kapitujve me dy vendet kërkohet një vendim unanim, për të cilën diplomatët e BE-së mendojnë se do të jetë e vështirë të arrihet pasi disa vende preferojnë ta zhvendosin problematikën pas zgjedhjeve të qershorit për Parlamentin Europian kur të ketë edhe më shume qartësi për strukturën e re institucionale të unionit.

/Shqip.com