Uron kryeministri Edi Rama: Gëzuar pavarësinë Kosovë!
Publikuar:
(17.02.2024 10:04:31)
Kryeministri Edi Rama uroi sot 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
“Gëzuar Pavarësinë Kosovë!”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale, ndërsa ndau një fotografi nga parakalimi i Gardës së Republikës së Kosovës me flamurin kombëtar.
Kosova sot feston 16-vjetorin e Pavarësisë, të shpallur në 17 shkurtin historik të 2008-ës.
Kjo datë historike erdhi pasi Kosova fitoi lirinë në 12 qershor 1999, kur nisën të hyjnë forcat paqeruajtëse shpëtimtare të NATO-s e të vendoset Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara
/Shqip.com