Lajme

Urimet e liderëve pas zgjedhjes së Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Dritan Abazoviq pritet të jetë kryeministër i Malit të Zi.

Ai arriti që të rrëmbente 45 vota në Kuvendin e Malit të Zi për tu zgjedhur kryeministri i 43-të me radhë në Malin e Zi.

Pas zgjedhjes së tij, shumë liderë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia kanë uruar Abazoviq për përzgjedhjen e tij.

Fillimisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Twitter ka thënë që po pret me padurim që të bashkëpunojë me Abazoviq.

‘’Ju përgëzoj nga zemra Dritan Abazoviq, kryeministri i parë nga komuniteti shqiptar i vendit. Mezi pres të punojmë së bashku ngushtë për të adresuar sfidat e shumta me të cilat përballemi në rajon’’ ka shkruar Kurti.

Albin Kurti

Po ashtu edhe e para e vendit, Vjosa Osamni ka uruar Abazovic për përzgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Malit të Zi.

Osmani është shprehur se Zgjedhja e Abazoviq kryeministër, arritje e rëndësishme për shqiptarët e Malit të Zi. Po ashtu Osmani i ka uruar punë të mbarë Abazovic, duke thënë se bashkëpunimi bilateral mes dy shteteve, do të intensifikohet.

Vjosa Osmani

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka nguruar të urojë Abazoviq për detyrën e tij të re.

Rama është shprehur se është i lumtur se Abazovic nga sot është kryeministër i Malit të Zi.

‘’I lumtur që Dritan Abazoviq është nga sot kryeministri i Malit të Zi. Kush do ta kishte besuar dot deri dje, se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë.’’ ka shkruar Rama.

Edi Rama

Urimet nuk kanë munguar as nga Maqedonia e Veriut.

Artan Grubi- zvkryeministër i parë i Maqedonisë së Veriut ka uruar Abazoviq për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Malit të Zi.

‘’Shumë i lumtur sot për Dritanin, por edhe për Malin e Zi që zgjodhi frymën euro-amerikane në këto kohëra të vështira dhe të paparashikueshme. Kapitullin e bashkëpunimit miqësor me Malin e Zi nga sot do ta vazhdojmë me Dritan’’ ka shkruar Grubi.

Qeveria e Abazovic përbëhet nga 18 ministra, ku prej tyre, tre janë shqiptarë/Shqip.com