Lajme

Ura mbi Drinin e Bardhë e pakalueshme

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se Ura mbi Drinin e Bardhë nga sot është e pakalueshme.

Sipas Hotit, në janar bëhet dy vite kur kjo urë është dëmtuar nga vërshimet.

“Ura mbi Drinin e Bardhë në Rugovë sot është bllokuar për qarkullim. Në janar bëhen dy vite nga kur është dëmtuar nga vërshimet. Asnjë intervenim për dy vite” ka shkruar Hoti.

Më tutje Hoti ka thënë se tash Qeveria e Kosovës e ka paraparë  që në buxhetin e vitit 2023 të nisin ndërtimin, e ta përfundojnë në vitin 2025.

/Shqip.com