UP: Nga 15 tetori fillon mësimi fizikisht

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar se procesi mësimor të fillojë më 15 tetor me prezencë fizike, njofton Shqip.com.

Përmes një njoftimi, UP ka bërë të ditur se ligjëratat do të zhvillohen duke respektuar udhëzuesit përkatës, kështu duke mbajtur distancën prej 1.5 metra mes personave.
“Procesi mësimor, respektivisht ligjëratat, do të zhvillohen duke respektuar udhëzuesit përkatës, me kusht që numri i studentëve në një klasë të mundësojë në mënyrë rigoroze mbajtjen e distancës prej 1.5 metra në mes të personave”, thuhet në njoftim.
Tutje, sipas njoftimit, bëhet e ditur se ligjëratat do të organizohen në dy grupe të studentëve me nga 40 minuta, në të kundërtën varësisht prej vendimeve të qeverisë, do të mundësohen orët hibride dhe online.
Ndryshe, sipas masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, mësimi universitar ishte pezulluar për dy javë./SHQIP.com