Lajme

UP-ja themelon qendrën për Studentët me Nevoja të Veçanta

Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina"
Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina"

Universiteti i Prishtinës (UP) ka themeluar qendrën për Studentët me Nevoja të Veçanta, ka njoftuar ky institucion.

Sipas njoftimit të UP-së, qëllimi i kësaj qendre është të sigurojë një hapësirë të sigurt, mbështetëse dhe të pajisur me infrastrukturën adekuate për të përmbushur nevojat e studentëve me nevoja të veçanta, duke i fuqizuar ata të arrijnë potencialin e tyre të plotë në rrugëtimin e tyre arsimor.

“Në kuadër të kësaj nisme, në çdo njësisë akademike, janë trajnuar zyrtarë për çështje të shërbimeve të studentëve të cilët do punojnë direkt me studentët me nevoja të veçanta dhe do jenë pikë komunikuese mes njësisë akademike, dhe studentëve dhe qendrës”, kanë shkruar UP-ja në Facebook.

Siç bëhet e ditur në njoftim, iniciativa për themelimin e kësaj qendre është marrë nga prorektorja Llullaku, e miratuar nga KD-ja, “është një përpjekje bashkëpunimi ndërmjet Universitetit të Prishtinës, Forumit të Kosovës për Aftësinë e Kufizuar, dhe zyrës se zëvendëskryeministrit të parë.”

UP po ashtu ka bërë të ditur se themelimi i kësaj qendre do të mbështetet financiarisht nga Programi i Kombeve të Bashkuara për zhvillim UNDP.

/Shqip.com