Lajme

UP-ja së shpejti me kurse të gjuhës rome

Për një komunitet është e rëndësishme ruajtja e gjuhës dhe mësimi i saj nga brezat e rinj.

Në Qendrën e Gjuhëve në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” është planifikuar të hapet një kurs, ku për herë të parë do të mësohet gjuha bazike rome.

Lindita Rugova, dekane në Fakultetin e Filologjisë, thotë se aktualisht gjithçka është në fazën e planifikimit.

“Unë e kam një ide ta hap një kurs të gjuhës rome, jo program, jo departament, një kurs në Qendrën e Gjuhëve, të cilën e kemi themeluar para dy vjetësh… Të fillojmë ndoshta në vjeshtë”, thotë Rugova për Radion Evropa e Lirë.

ipas saj, ideja është që kursi të bëhet fillimisht pa pagesë.

Ajo thotë se një mësimdhënës, i cili është gjuhëtar, pothuajse është siguruar.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë konfirmon për REL-in se numri i mësimdhënësve të komunitetit rom në Kosovë është dhjetë, por nuk është e qartë se çfarë niveli të shkollimit kanë ata.

/Shqip.com