Lajme

UNMIK-u dënon sulmin ndaj Policisë në veri, kërkon vetëpërmbajtje

UNMIK
UNMIK

Përfaqësuesja speciale e sekretarit të Përgjithshëm dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka dënuar sulmet kundër policisë së Kosovës në ditët e fundit në veri të Kosovës.

Ajo ka bërë thirrje që autorët e këtyre veprimeve të mbajnë përgjegjësi, e po ashtu ka kërkuar vetëpërmbajtje.

“Sundimi i ligjit është themelor për paqen dhe sigurinë. Ne u bëjmë thirrje të gjithëve të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo përshkallëzim të mëtejshëm”, thuhet në reagimin e Ziadeh.

Zyrtarët Policorë janë sulmuar shumë herë gjatë katër ditëve të fundit në veri të Kosovës.

Dje në një konferencë për media, drejtori i Policisë së Kosovës dhe Ministria e Brendshme në një konferencë për media kanë treguar se gjatë ditës së premte ndaj Policisë është hedhur granatë dore dhe është gjuajtur me kallashnikov.

Ndërkohë që një sulm tjetër ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, ku vetura e Policisë, është sulmuar me mjete piroteknike./Shqip.com