Lajme

UNMIK-u dënon sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla

UNMIK
UNMIK

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, dënoi sulmin fizik të raportuar ndaj gazetarit Valon Syla nga persona të panjohur deri më tani në orët e vona të së martës.

UNMIK njofton se çdo sulm ndaj lirisë së fjalës së lirë është i papranueshëm.

PSSP Ziadeh pret një hetim të plotë dhe të drejtë për t’i sjellë autorët para drejtësisë dhe për të siguruar që të drejtat e njeriut mbrohen. Sulmi ndodhi vetëm një javë pas vizitës së Raportueses Speciale të OKB-së për Lirinë e Opinionit dhe Shprehjes, Irene Khan, e cila u kërkoi autoriteteve të Kosovës t’i japin përparësi hetimeve dhe ndjekjeve penale të sulmeve kundër gazetarëve. PSSP Ziadeh i uron gazetarit të lënduar shërim të shpejtë”, thuhet në komunikatën e UNIMIK-ut.

/Shqip.com