Sport Shqiptar

Universiteti i UP-së kalon në finale të Kupës Botërore Universitare

Të premten janë zhvilluar gjysmëfinalet e Kupës Botërore Universitare që po mbahet në kryeqytetin kosovar.

Me një fitore përballë Universitetit të Malit të Zi, hendbollistët e Universitetit të Prishtinës janë kualifikuar në finale të kësaj gare.

Ata në gjysmëfinale ndaj Malit të Zi triumfuan me rezultat të lartë, 43:30.

Finalja do të zhvillohet të dielën nga ora 18.00.

Nga ana tjetër hendbollistet e Universitetit të Prishtinës janë mposhtur në gjysmëfinale.

Në palestrën “1 Tetori”, Universiteti i Prishtinës u mposht nga ekipi universitar i Koresë së Jugut, Korea National Sport University me rezultat 39:24.

Tani Universiteti i Prishtinës luan për vend të tretë, të dielën nga ora 13:00.

Jugkoreanet kanë kaluar në finale ku takohen me universitetin spanjoll./Shqip.com