Lajme

Universiteti i Prishtinës shpall rezultatet preliminare të provimit pranues në disa njësi akademike

Universiteti i Prishtinës

Universiteti “Hasa Prishtina” ka njoftuar se në disa nga njësitë akademike kanë rezultatet preliminare të provimit pranues të konkursit për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore – baçelor, për vitin akademik 2022-23.

Bëhet fjalë për Fakultetin Filozofik, atë të Arkitekturës, Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë si dhe atë Juridik.

“Njoftoheni që disa nga njësitë akademike të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ tashmë kanë shpallur rezultatet preliminare të provimit pranues të konkursit për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore – baçelor, për vitin akademik 2022-23”, thuhet në njoftimin për media.

Për të parë rezultatet, klikoni linkun KËTU.

Në vitin e parë të studimeve themelore për këtë afat, UP-ja ka hapur konkurs për pranimin e 5497 studentëve të rregullt./SHQIP.com