Sport Ndërkombëtar

United vihet pas Lisandro Martinezit që monitorohet nga Arsenal

Lisandro Martinez

Rivaliteti në fushë është zhvendosur edhe në tregun e transferimeve të këtij afati.

Erik ten Hag i Unitedit po mbledh pjesët që i nevojiten për lavdi në Angli dhe Evropë.

Tekniku holandez i ka sytë nga shënjestra e Arsenalit, Lisandro Martinez, raporton The Mirror.

Lisandro Martinez dhe Erik ten Hag, Ajax

Gjiganti ishullor po i bën konkurrencë ekipit londinez për qendërmbrojtësin e Ajax-it, dhe do ta shfrytëzojë lidhjen mes trajnerit dhe lojtarit te klubi holandez për të siguruar shërbimet e tij.

Lisandro, 24-vjeçar, është njëri ndër mbrojtësit më me perspektivë dhe teknikë në Evropë.

Aftësia e tij për të pasuar saktë dhe maturia e komponuar me agresivitet në ndërhyrje e bëjnë atë të tërheq interesim nga shumë klube.

Arsenali ishte në monitorim të situatës së tij që disa muaj, por “Djajtë e Kuq” kanë vendosur të ‘prishin festën’.

Lisandro Martinez, Kombëtarja e Argjentinës

20 herë kampioni i Anglisë, kishte tentuar të godasë me blerjen e partnerit të Martinezit, Jurrien Tibmber, mirëpo marrëveshja mes palëve nuk duket të materializohet.

Përndryshe, Lisandro ka kontratë që e mban atë në Amsterdam deri në qershor të vitit 2025, përderisa vlera e tij në treg arrin shifrën e 32 milionë eurove, sipas ‘transfermarkt’.

Edicionin që lamë pas, argjentinasi bëri 24 paraqitje për kampionin e Holandës, ku arriti të shënojë një gol dhe tre asistime. /Shqip.com