Sport Ndërkombëtar

United po triumfon ndaj Arsenalit – pas 45 minutave lojë

Festa e golit - nga Antony

“Djajtë e Kuq” po shkëlqejnë në “Teatrin e Ëndrrave”.

Manchester United po triumfon ndaj Arsenalit 1-0 – pas përfundimit të pjesës së parë.

Golin e vetëm e realizoi – Antony në minutën e 35-të.

Sulmuesi brazilian e tundi rrjetën në debutimin e tij – që e bën këtë gol edhe më të veçantë.

Në anën tjetër, londinezët rrezikuan disa herë – por David de Gea ishte në vend.

Me rezultatin aktual – United ngritet në pozitën e pestë – me 12-të pikë të grumbulluara.

Ndërsa, “Gunners” mbesin në krye të tabelës – me tri pikë më pak./Shqip.com