Sport Ndërkombëtar

United ia cakton vlerën Ronaldos

Cristiano Ronaldo

Manchester United është i hapur të shes Cristiano Ronaldon, nëse oferta e duhur arrin në tryezën e Erik ten Hag.

Sipas mediave angleze “Djajtë e Kuq” do të ishin të kënaqur me 12 milionë euro për sulmuesin portugez.

37-vjeçari kërkoi largimin nga “Old Trafford” – por nuk arriti të marr një ofertë konkrete.

Cristiano Ronaldo

Derisa, këtë stinor ai ka mbetur në stol.

Nëse arrin një ofertë e përshtatshme, atëherë besohet se shefat e Old Trafford do t’i japin lamtumirën sulmuesit, pas më pak se 18 muajsh në Manchester.

Interesim së fundmi ka shfaqur Inter Miami i David Beckham që kërkon ta transferoj ish-sulmuesin e Real Mdridit në MLS.

Cristiano Ronaldo

Ronaldo këtë sezon ka nëntë ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat dhe ka vetëm dy gola.

37-vjeçari shënoi në ndeshjen e fundit, atë që ishte goli i 700 në karrierën e tij për klube.

/Shqip.com