Sport Ndërkombëtar

United i shqetësuar për Varane

Raphael Varane

Manchester United pritet që në ndeshjet e radhës të mos ketë në dispozicion qendërmbrojtësin Raphael Varane.

Sipas raportimeve në Angli ai është stërvitur i vetmuar, pasi ka pësuar një lëndim.

Varane u zëvendësua para pjesës së parë gjatë derbit të Manchesterit dhjetë ditë më parë, por u prezantua në fund të fitores pasuese të United kundër Evertonit të dielën.

Aktualisht ai vuan nga ndrydhja e kyçit të këmbës.

Varane ka humbur tashmë 19 ndeshje të karrierës së tij të shkurtër në United për shkak të lëndimit.

Francezi e kishte filluar sezonin në formë të mirë, pasi ai pati një partneritet të shkëlqyer me nënshkrimin e ri Lisandro Martínez .

Para humbjes së Cityt, Varane dhe Martínez kishin pranuar vetëm dy gola kur ishin çift në të gjitha garat (pesë ndeshje).

Erik ten Hag ka parë mjaft lojtarë të mëdhenj të përjashtuar tashmë këtë sezon për shkak të lëndimeve.

Harry Maguire , Anthony Martial dhe Donny van de Beek kanë qenë anëtarët më të shquar të skuadrës që kanë munguar në ekipin e parë për disa ndeshje.

United pret skuadrën Sheriffin të enjten në mbrëmbje.

/Shqip.com