Sport Ndërkombëtar

United i hap derën Martialit – për largim

Anthony Martial

Rikthimi i tij pas huazimit në Sevilla nuk do të këtë destinacion “Old Trafford”-in.

Anthony Martial është vënë në shitje nga klubi i Manchester United.

Kështu raporton mediumi anglez, The Sun, sipas të cilëve sulmuesi nuk ka alternativa të mbetura te “Djajtë e Kuq”.

Anthony Martial, Sevilla

Njëra ndër arsyet e këtij vendimi – krahas formës jokonsistente – duket të jetë paga e tij e lartë, që nuk përkon aspak me performancat që ai jep në fushë.

Plot 280 mijë euro deponohen çdo javë në llogarinë e tij bankare, shumë kjo që u jepet lojtarëve si Salah, De Bruyne, Ronaldo etj.

26-vjeçari ka kontratë valide deri në qershorin e vitit 2024, por klubi është ‘ngopur’ me të dhe shitja e tij tani duket zgjidhja më e mirë.

Anthony Martial, Manchester United

Po ashtu, me trajnerin e ri të United, Erik ten Hag që po planifikon një rigjallërim të skuadrës me lojtarë të rinj – e ardhmja e francezit është e vrënë.

Sulmuesi regjistroi statistikat më të mira të karrierës së tij për United nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer në edicionin 2019-2020, duke shënuar 23 gola në 48 ndeshje.

Anthony Martial, Manchester United

Rrëshqitja e tij që atëherë ka qenë dramatike, duke shënuar vetëm tetë gola
për United gjatë dy sezoneve të fundit.

Ai ka shënuar 79 gola në 269 ndeshje që nga kalimi i tij nga Monaco në vitin 2015. /Shqip.com