Sport Ndërkombëtar

United i është ofruar mundësia për të nënshkruar me Strakoshën

Thomas Strakosha

Manchester United i është ofruar shansi për të nënshkruar me lojtarin e lirë, Thomas Strakosha.

Reprezentuesi shqiptar, i cili u largua nga Lazio muajin e kaluar, ka pasur kontakt edhe me Fulhamin dhe Chelsean.               

Tani duket se Djajtë e Kuq janë më afër sigurimit të nënshkrimit të 27-vjeçarit këtë verë, pasi kërkojnë një zëvendësues të Dean Henderson, shkruan Daily Mail.

Strakosha kishte qenë në bisedime me Chelsean mes një lëvizjeje të mundshme, me Thomas Tuchel që e shihte shqiptarin si zëvendësues nëse Kepa Arrizabalaga largohej nga klubi.

Por, duket se United do të sigurojë nënshkrimin e 27-vjeçarit pasi të jetë afër një marrëveshjeje për kushtet personale me portierin.

United do të ketë nevojë për një zëvendësues për David de Gea pasi shpalli huazimin e Dean Henderson për një sezon në Nottingham Forest, ndërsa ai kërkon të ndërtojë përvojën e tij në Premier League.

Djajtë e Kuq zbarkuan në Tajlandë  për përgatitjet e tyre parasezonale me vetëm një nënshkrim të ri në mbrojtësin Tyrell Malacia prej 14.6 milionë £.

United shpreson se Christian Eriksen  mund të kalojë testet mjekësore në kohë për t’u bashkuar me turneun e Australisë, dhe kanë rritur ndjekjen e tyre për Lisandro Martinez duke paraqitur një ofertë të përmirësuar prej 43 milion £ për qendërmbrojtësin e Ajax-it.

Megjithatë, kuptohet se nuk është bërë përparim i mëtejshëm në bisedimet me Barcelonën për objektivin numër një të transferimit Frenkie de Jong, pavarësisht se fillimisht dukej se kishte bërë përparim./Shqip.com